Gjigandi global i softuereve, atlassian, do të ndërtojë godinën më të lartë në botë, me lëndë druri hibride, që do ta përdorë si qendrën e re të tij në sidney të australisë. Struktura me 40 kate, 180 metra e lartë, do të ndërtohet me lëndë drusore, shtresa druri të shtypura me presion së bashku, dhe do të mbajë edhe një fasadë prej xhami, hekuri, e mbuluar nga kopshte të jashtme.