Top News – Qeveria për Tom Doshin/Thirrjet e ambasadores Kim, nuk janë për PS!
24/03/2021 19:08

Ambasadorja amerikane nw Shqiperi, Yuri Kim, i bëri thirje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit. Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si referencë ndaj Partisë socialiste, sipas kryeministrit Edi Rama, thirrja e ambasadores Kim nuk ka të bëjë me partinë që ai drejton. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, drejtori i Komunikimit i kryeministrit Rama, Endri Fuga, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi Fuga - nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”. Në postimin e saj në Twitter, ndërsa vlerësonte qëndrimin e Partisë Demokratike, ambasadorja ngrinte pyetje ndaj forcave të tjera politike se përse ato heshtnin. Ajo nuk e përmendi me emër partinë socialiste, në Twitter-in e saj. Por në një intervistë të dhënë tw martwn pwr njw media shqiptare, ajo u shpreh se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj Doshi, të clit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit. Në reagimin e tij, Fuga insiston se “mes Partise Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnje dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”.

Top Channel/ Sinjale pozitive për Ukrainën. Zelensky bisedon me Ramën, kërkon takim me Putin
07/08 23:03
Top Channel/ Zjarr i madh në fushën e mbetjeve në Vlorë, asfiksohet një punonjës
07/08 22:56
Top Channel/ Mijëra shqiptarë mbushin Prishtinën, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
07/08 22:55
Top Channel/ “SPAK rrëzon politikanët”! The Economist: Elita e Shqipërisë po kapet në rrjetë!
07/08 22:55
Top News- Pezullimi i kërkesave për azil/ Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që prej vendimit
07/08 22:30
Top News- OBSH ngre alarmin/ Fëmijët që vuajnë nga kequshqyrja në Gaza arrin rekord
07/08 21:53
Top News- Netanyahu kërkon të gjithë Gazën: Do e pushtojmë dhe do ia dorëzojmë forcave arabe
07/08 20:04
Top Channel/ AI në shkolla, po përgatitet zhvillimi i arsimit digital deri në vitin 2030
07/08 19:49
Top Channel/ Mashtrimet online me ilaçet, si i bindin të moshuarit për “mrekullinë”
07/08 19:46
Top News- Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK/ Protestë në Prishtinë, kundërshtohen provat nga Serbia
07/08 19:00
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada Britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen
07/08 18:42
Top Channel/ Policia Kufitare Dhërmi i vjen në ndihmë një shtetasi të dëmtuar në Gjirin e Gramës
07/08 17:38
Top News- Në kërkim të të zhdukurit misterioz që ra nga trageti Greqi-Itali, por ende asnjë gjurmë
07/08 17:04
Top Channel/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari: Bota serbe ka ndërhyrë thellë në RMV
07/08 17:03
Top Channel/ “Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”,protestë kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
07/08 16:56
Top News- Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, digjet edhe një fadromë
07/08 16:42
Top Channel/ Çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama: Asnjë rraqe në qiell të hapur!
07/08 16:40
Top Channel/ Hematoma në fytyrë! Personazhi viral në rrjete sociale u dhunua, zbulohen autorët
07/08 15:42
Top Channel/ Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, tym i dendur në qytet, pamje
07/08 15:37
Top Channel/ “Shqipëria, perla e Ballkanit”. Le Figaro: Mes 5 destinacioneve më të mira kulturore
07/08 15:17