Top News – Qeveria e Holandës/ Po eutanazisë për nën 12 vjeçarët
14/10/2020 21:21

Qeveria e Holandës miratoi planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme, të moshës një deri në 12 vjeç. Eutanazia është përshpejtimi i vdekjes së një pacienti, për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme. Ministri i Shëndetësisë i Holandës, Hugo de Jonge, tha se ndryshimi i rregullit do t’i parandalojnë “vuajtjet pa shpresë” të disa fëmijëve. Aktualisht, eutanazia në Holandë është e ligjshme për fëmijët mbi 12 vjeç, me pëlqimin e pacientit dhe të prindërve të tij. Ajo është e ligjshme edhe për foshnjat deri në një vjeç, me pëlqimin e prindërve. Plani për fëmijët një deri në 12 vjeç ka shkaktuar debate me muaj të tërë në koalicionin qeverisës - partitë e krishtera konservatore e kanë kundërshtuar fuqishëm atë. Pas miratimit të planit nga qeveria, ministri de Jonge tha se do të hartojë rregullore të reja për eutanazinë. Ai tha se një studim i ekspertëve ka vërejtur nevojën për ndryshimin e rregullit. Studimi, sipas tij, ka treguar se pesë deri në 10 fëmijë në vit do të preken nga rregulli i ri. Rregulli i ri pritet të nisë së zbatuari në muajt e ardhshëm. Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar janë të ligjshme në Holandë qysh në vitin 2002. Belgjika fqinje e ka ndjekur shembullin e saj disa muaj më vonë. Këto dy vende kanë qenë të parat në botë që e kanë legalizuar praktikën, megjithëse me kushte shumë të rrepta.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20