Në shumë vende evropiane ka filluar të shihet një stabilizim apo reduktim i shkallës së infektimit me koronavirus dhe ky mund të jetë sinjal se në disa vende ka arritur tani piku. Kështu ka deklaruar qendra evropiane për kontrollin e sëmundjeve sipas të cilës, këto të dhëna vijnë si pasojë e masave strikte kufizuese të ndërmarra.