Top News – ‘Putin, një car i çmendur’ /Navalni nga burgu, thirrje për protesta të përditshme
02/03/2022 14:28

Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny ka bërë thirrje për protesta ditore pas vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën, duke thënë se Rusia nuk mund të bëhet “komb i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur”. Në një postim të gjatë në Tëitter, kritiku i Kremlinit e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “car të çmendur” për nisje të luftës në Ukrainë, duke ua kujtuar rusëve mantrën e epokës sovjetike të “luftës për paqe”. “Të mos bëhemi komb i frikësuar dhe i heshtur, komb që pretendon se nuk po e vëren luftën agresive të nisur kundër Ukrainës nga cari i çmendur”, ka thënë Navalny. Lritiku më i ashpër i Putinit, u burgos më 2021 pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit gati fatal me agjent nervor. Ai ka fajësuar Putinin për tentativën për vrasje, pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Protestat sporadike janë parë nëpër Rusi që kur Moska nisi pushtimin, por policia i ka shtypur ato. Sipas faqes, OVD-Info, organizatë joqeveritare që vëzhgon arrestimet nëpër Rusi, 6,835 persona janë ndalur deri më tani në protestat kundër luftës. “Ne duhet të tejkalojmë frikën, të dalim dhe të kërkojmë dhënien fund të luftës… secili person i arrestuar duhet të zëvendësohet me dy të rinj”, ka shkruar Navalny. “Gjithçka ka çmim dhe tani, në pranverën e vitit 2022, ne duhet të paguajmë këtë çmim. Askush tjetër. Të mos bëhemi ‘kundër luftës’. Të luftojmë kundër luftës”, ka shtuar mes tjerash ai.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43