Vladimir Putin ka mbyllur edhe gazetën e fundit të pavarur të Rusisë. Presidenti rus ka urdhëruar mbylljen e "Novaya Gazeta"-s pas 33 vitesh. Më herët, gazeta ishte përfshirë në një listë të "armiqve të shtetit". Gazeta, e njohur për mbulimin e saj kritik të çështjeve politike dhe shoqërore ruse, është klasifikuar nga Moska si "agjent i huaj". Sergei Sokolov, kryeredaktori i gazetës, deklaroi në një video të publikuar në YouTube: "'Novaya Gazeta' pushon së ekzistuari. Autoritetet ruse, shërbimet speciale ruse, e kanë detyruar redaksinë t'i japë fund punës së saj."