Top News – Pushtim i mundshëm Rus / SHBA përgatit aleatët, armatime shtesë në Ukrainë
23/11/2021 17:22

Administrata Biden po vlerëson dërgimin e këshilltarëve ushtarakë dhe pajisje të reja përfshirë armatime në Ukrainë, ndërsa rusia grumbullon trupat afër kufirit dhe zyrtarët amerikanë përgatisin aleatët për mundësinë e një pushtimi tjetër rus. E gjithë kjo është konfirmuar për CNN nga burime të afërta me administratën amerikane. Diskutimet për ndihmat mbi ukrainës ndodhin ndërsa Kievi ka nisur të paralajmërojë publikisht se një pushtim mund të ndodhë që në janar. Paketa do të përfshijë raketa të reja anti tank dhe anti blindë Javelin si edhe mortaja, thanë burimet. Sistemet e mbrojtjes ajrore, si raketat stinger po ashtu po merren në konsideratë dhe departamenti i mbrojtjes ka këmbëngulur për disa pajisje që duhet të kishin shkuar në afganistan, si helikopterë Mi-17, të dërgohen tani në Ukrainë. Mi-17 është një helikopter rus që shba e bleu fillimisht për tia dhënë afganëve. Tani pentagoni po vlerëson se cfarë duhet të bëjë me ta pas tërheqjes amerikane nga afganistani në gusht.Por të tjerë në administratë janë të shqetësuar se dërgimi i stingerave dhe helikopterëve mund të shihet nga rusia si një përshkallëzim i madh. E ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar bisedime me aleatët evropianë për të hartuar një paketë të re sanksionesh që do të hynin në fuqi nëse Rusia pushton ukrainën. E pyetur për aktivitetin ushtarak rus, sekretarja për shtypin e shtëpisë së bardhë, jen Psaki i tha gazetarëve të hënën se administrata është e shqetësuar dhe ka diskutime të zgjeruara me aleatët evripianë dhe partnerët këto javë të fundit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11