7 për qind e të punësuarve në Bashkimin Europian punojnë me orare të zgjatura, mbi 49 orë punë në javë. Sipas të dhënave të Eurostat puna me orare të tejzgjatura ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Grekët, francezët dhe qipriotët përbëjnë numrin më të lartë të punonjësve me orare të zgjatura, përkatësisht me 13 dhe me 10 për qind.