Rreth 34 mijë maturantë do të zhvillojnë këtë të enjte provimin e parë të Maturës Shtetërore, provimin e gjuhës se huaj. Në kushtet e pandemisë, arsimi dhe jo vetëm, mori masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke bërë që mësimi të realizohet i alternuar, në klasa dhe online. Për shkak të rrethanave të pazakonta, vetëm maturantët janë paraqitur çdo ditë në klasa, duke e zhvilluar mësimin me prani fizike në klasë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, duke përgëzuar maturanënn shpreh mirënjohjen për durimin dhe mirëkuptimin e secilit nxënës pavarësisht situatës së pazakontë të Covid-19.