Top News- Protestat paralizojnë Spanjën/ Qiratë e shtëpive nxjerrin në rrugë mijëra qytetarë
05/04/2025 21:53

Rritja e çmimit të qirave në Spanjë, kanë shkaktuar zemërim masiv të qytetarëve duke nisur protesta masive. Qindra e mijëra qytetarë pushtuan rrugët e sheshet në 40 qytete të Spanjës, teksa kërkojnë uljen e qirave, teksa vendi vuan nga një krizë mungese banesash, nisur edhe nga bumi turistik dhe dhënia e banesave si AirBnB. Qeveria e qendrës së majtë të Spanjës po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis tërheqjes së turistëve dhe emigrantëve për të mbushur boshllëqet e vendeve të punës dhe për të mbajtur qiratë të përballueshme për qytetarët spanjollë pasi pronat me qira afatshkurtër për turistët po shtohen në qytetet kryesore dhe destinacionet bregdetare. Protestuesit shprehen se pavarësisht se kush mund të jetë në qeveri, duhet ndërtuar politika që mbrojnë të drejtën e strehimit. "Po na flakin të gjithëve për të ndërtuar apartamente turistike”, tha një tjetër protestuese në lagjen e të cilës pronarët janë shprehur se nuk do të rinovojnë qiratë me ta. Qiratë mesatare janë dyfishuar dhe çmimet e banesave janë rritur me 44% në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga uebfaqja e pronave Idealista, duke tejkaluar shumë rritjen e pagave. Në të njëjtën kohë, furnizimi me shtëpi me qira është përgjysmuar që nga pandemia e 2020. Shoqatat e pronarëve të shtëpive dhe ekspertët thonë se rregulloret ekzistuese dekurajojnë qiratë afatgjata dhe pronarët e pronave e shohin dhënien me qira për turistët ose të huajt për ditë ose disa muaj më fitimprurëse dhe më të sigurt.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51