Top News – Protestat e dhunshme në Rusi/ Prangoset bashkëshortja e Navalny-it
24/01/2021 11:53

Më shumë se 850 arrestime pati në Rusi në protestat e dhunshme kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Në qendrën e Moskës, mësohet të jetë vënë në pranga edhe vetë bashkëshortja e liderit opozitar rus, Navalnyt, Julia Navalnaja. "Më falni për cilësinë e keqe të fotos” shkroi Julia në një foto të postuar në instagram. Fotoja e tregon atë në një kamion, ku mbahen të burgosurit në Moskë. Në Moskë u grumbulluan disa mijëra vetë, ndërkohë që vazhdon të ketë një prani të madhe policore në qytet. Për shkak të ndryshimit të orës demonstratat filluan në lindje të vendit. Pamje nga videot nga qyteti Vladivostok në zonën e Paqësorit treguan forcat policore që ndiqninn në rrugë një grup demonstruesish. Edhe në Kabarovsk u grumbulluan një numër i madh njerëzish nën temperaturat minus gradë. Ata thërrisnin "turp” dhe "banditë”, dhe "Putini është hajdut”. Navalny vetë u burgos fundjavën e kaluar me të mbërritur në Moskë nga Gjermania. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do të kenë këto protesta për Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon të ketë mbështetje nga populli. Në ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar, Putinit iu mundësua qëndrimi në pushtet deri në pushtet deri në 2036. Por dhjetëra mijëra vetë që kanë dalë në protestë nga Moska dhe Vladivostok, ka treguar për interesimin e popullit për fushatën e Navalnyt kundër korrupsionit.

Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59