Top News – Protesta në Bjellorusi, arrestohen mbi 1 mijë persona
16/11/2020 12:16

Policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz më 15 nëntor gjatë protestave që u mbajtën në të gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e Aleksander Lukashenko dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale. Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në muajin gusht, mirëpo opozita dhe vendet perëndimore kanë thënë se ato ishin të manipuluara. Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues. Ky është numri më i lartë i arrestimeve, në një ditë të vetme, që nga fillimi i protestave. Numri i përgjithshëm i njerëzve të ndaluar që nga gushti besohet të jetë mbi 25.000, sipas Vyasna. Të paktën 23 gazetarë ishin midis atyre që u arrestuan në Minsk dhe qytete të tjera, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve. Udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila ka thënë se votimet ishin të manipuluara në favor të Lukashenkos dhe e konsideron veten fituese të ligjshme, bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për demonstruesit. “Ne i kërkojmë aleatëve tanë të qëndrojnë me popullin bjellorus dhe të drejtat e njeriut. Na duhet një korridor humanitar për të plagosurit, mbështetje për mediat, hetim ndërkombëtar i krimeve”, shkroi ajo në Twitter. Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia për në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve të muajit gusht. Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose detyruar të largohen nga vendi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20