Top News – Protesta kundër izolimit/ Zjarre dhe dhunë, përshkallëzohet situata në Holandë
25/01/2021 12:10

Në dy qytete holandeze është raportuar për përshkallëzim të situatës, pas protestave të mbajtura të dielën, në të cilat janë kundërshtuar masat e reja të izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit. Zjarret janë ndezur në qendër të qytetit jugor holandez, Eindhoven, ku qindra persona kanë gjuajtur me gurë policinë. Zyrtarët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji, si dhe kanë arrestuar dhjetëra persona. Një protestë kundër masave të kufizimit është mbajtur edhe në Amsterdam, ku policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën. Policia ka njoftuar se mbi 100 persona janë arrestuar në kryeqytetin holandez. Trazirat kanë ndodhur një ditë pasi një qendre testimi për koronavirus i është vënë flaka në fshatin Urk. Ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, ka dënuar dhunën, duke thënë se kjo situatë nuk ka të bëjë asgjë me protestat kundër masave për koronavirus. “Kjo është thjesht sjellje kriminale; njerëzit që shënjestrojnë qëllimshëm policinë, gazetarët dhe punëtorët tjerë shëndetësorë”, ka thënë ai përmes një deklarate. Holanda do të vazhdojë të zbatojë masa të ashpra të izolimit deri të paktën më 9 shkurt.

Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31