10 persona të arrestuar dhe 22 të tjerë të proceduar penalisht, është bilanci I policisë së Tiranës, për protestën e zhvilluar ditën e katërt radhazi të studentëve në kryeqytet të premten. Blutë e kryeqytetit thonë se personat e arrestuar janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Policisë, janë shkaktuar dëmtime fizike ndaj efektivëve, si dhe dëme materiale në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe në sinjalistikën rrugore. Policia bën të ditur se gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë janë dëmtuar gjithsej 8 punonjës të Policisë. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme