Top News – Protesta, dhunë, zemërim…/ Trazira në BE pas ‘fiaskos’ së vaksinave
31/01/2021 13:15

Një reagim i ashpër ka përfshirë vendet e BE pas asaj që po konsiderohet edhe një fiasko e procesit të vaksinimit, me protesta shpesh të dhunshme që kanë shpërthyer në holandë, një kukull të ngjashme me kryeministrin që u dogj në danimarkë, dhe zemërimit të madh në poloni. Letonia, më e madhja mes tre ish shteteve sovjetike në balltik, pranon se vaksinimi i shtetasve të saj nuk do të nisë para prillit. Vetëm 30 doza u dhanë të enjten për një total prej jo më shumë se 23 mijë vaksinash. Në poloni janë vaksinuar vetëm 1.1 milionë persona në mes të një popullate prej 38 milionë banorësh. Radhët e gjata në qendrat mjekësore cuan në protesta në Varshavë. Në danimarkë, zemërimi për shkak të masave kufizuese doli jashtë kontrollit në Kopenhagen, ku u dogj edhe një kukull e kryeministres Mette Fredriksen. Në irlandë ndërkohë ka zemërim pasi shifrat e vaksinimit në veri, janë pesë herë më të larta se ato në republikën e irlandës. Lituania në anën tjetër, nuk sheh mundësi për të filluar vaksinimin masiv deri në korrik. Deri më tani afro 92 mijë vetë janë vaksinuar në një popullatë prej 2.8 milionësh. Estonia ndodhet në të njëjtën situatë por pavarësisht se autoritetet janë nën presion për të miratuar vaksinën ruse, autoritetet planifikojnë ti qëndrojnë besnik BE-së. Në bullgari kanë shkuar vetëm 40 mijë doza vaksine ndërkohë që vendi ka një nga shkallët më të larta të vdekshmërisë në bllok. Gjermania është zemëruar shumë me kompanitë që prodhojnë vaksinat për shkak të mundesës së këtyre të fundit ndërsa Rumania ka vendosur të vonojë vaksinimin e grupeve në rrezik dhe punonjësve të shëndetësisë. Hungaria është e vetmja që ka dalë nga linja duke miratuar vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinopharm. Greqia dhe qipro ndërkohë kanë kërkuar ndihmë nga izraeli. Italia është të paktën 10 ditë prapa në axhendën e vaksinimit dhe ka paralajmëruar masa ligjore kundër prodhuesve të vaksinës ndërsa spanja ka pranuar se me këto ritme, 70 për qind e popullatës do të mund të vaksinohet deri në 2023. Instituti Pasteur në Francë, u detyrua të hiqte dorë nga zhvillimi i një vaksine pas dështimit në teste duke e vendosur presidentin macron në siklet ndërsa holanda, është përballur me skena të shëmtuara në qytete të ndryshme, ku janë djegur makina e ështës ulmuar policia gjatë protestave kundër masave kufizuese. Vetëm 215 mijë vetë janë vaksinuar në një popullatë prej 17.3 milionë banorësh.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48