Top News – Propozimi për zgjerimin/ Të avansojë vetëm Shqipëria
10/12/2020 15:25

Ndonëse zyrtarisht nuk është në axhendën e samitit të Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit pritet të diskutohet në margjinat e samitit dy ditor ne Bruksel. Këtë e pohuan burime diplomatike të cilat presin që kancelarja gjermane, Angela Merkel – vendi i së cilës e përfundon në 31 dhjetor kryesimin e presidencës së BE-së – të angazhohet personalisht në takime bilaterale me disa kolegë nga shtetet e tjera, me qëllimin që të zhbllokohen vendimet e lidhura me procesin e zgjerimit. Bllokimi kryesor është ai që Bullgaria i ka bërë kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Burimet diplomatike thonë se presidenca gjermane ende po i mban të hapura tre opsione. I pari është miratimi i përfundimeve për procesin e zgjerimit dhe atë të stabilizim-asocimit si dhe miratimi i dy kornizave negociuese: për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mundësia e dytë, sipas burimeve, është miratimi vetëm i konkluzuioneve të Këshillit të BE-së. Opsioni I tretë, për të cilin besohet se ka më pak gjasa të ndodhë, është miratimi i konkluzioneve të zgjerimit për të dy vendet, ndërsa korniza negociuese t’i jepet vetëm Shqipërisë. Shumë shtete e kundërshtojnë këtë ide, që vetëm Shqipëria të përparojë në anëtarësimin në BE, pasi konsiderohet se ajo ende duhet të plotësojë para nisjes së negociatave të anëtarësimit. Burimet diplomatike në Bruksel thonë se përshkallëzimi i retorikës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ditëve të fundit, i ka dëmtuar edhe më shumë gjasat që të arrihet sukses.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20