Top News – Probleme serioze shëndetësore! Peruja pezullon testimin me vaksinat kineze
14/12/2020 12:20

Peruja pezulloi testet klinike të vaksinës kineze të firmës Sinopharm. Arsyeja: një nga personat e testuar ka probleme serioze shëndetësore. Vaksina kineze është aprovuar tashmë në vende të tjera. Sipas njoftimeve të Entit Shtetëror Shëndetësor Peruan një nga personat që merrte pjesë në testim ka vështirësi për të lëvizur krahët. Drejtori i Sektorit të Kërkimeve German Malaga u tha gazetarëve se problemi ishte raportuar tek autoriteti mbikëqyrës. Fjala mund të jetë për “sindromën Guillain-Barré”, një sëmundje e rrallë dhe jo-ngjitëse e sistemit nervor që ndikon në lëvizjen e duarve dhe të këmbëve. Raste të ngjashme në vitet 1970 Raste të ngjashme me këto probleme janë raportuar gjatë vaksinimeve për gripin e derrit në SHBA në vitet 1970. Rreth 450 vetë shfaqën asokohe simptoma të “sindromës Guillain-Barré”, e cila mund të shkaktojë edhe paraliza. Provat klinike për kandidatin për vaksinë të Sinopharmës duhet të përfundonin këtë javë pas testimit me rreth 12,000 vetë. Nëse rezultati do të dalë me sukses, qeveria peruane ka njoftuar se do të blejë deri në 20 milionë doza të kësaj vaksine me të cilën mund të imunizohen dy të tretat e popullsisë së vendit. Asnjë informacion mbi sigurinë dhe efektivitetin Sinopharm ka përdorur metodën me virusë inaktivë për prodhimin e vaksinave. Kjo do të thotë që vaksina nuk ka nevojë të ftohet aq shumë sa vaksina e BioNTech-Pfizer dhe për këtë arsye mund të transportohet dhe të ruhet më lehtë. Sidoqoftë Sinopharm, si dhe prodhuesit e tjerë kinezë, nuk ka botuar ende asnjë të dhënë për sigurinë ose efektivitetin e serumit të tij. Reputacioni i prodhuesve kinezë të vaksinave ka pësuar po ashtu dëmtime pas skandaleve për produkte të skaduara ose me cilësi të dobët. Ndryshe nga Peruja Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë miratuar tashmë për përdorim të gjerë vaksinën e Sinopharmës. Në fazën e tretë vendimtare të studimit rezultoi një efektivitet prej 86 përqind, tha Ministria e Shëndetësisë në Abu Dhabi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20