Presidenti I Republikës Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen e tij për Princëshën e Uellsit, Kate Middleton një ditë pasi ajo ka pranuar se gjëndja e saj shëndetësore nuk ështe mirë dhe se po luftonte me kancerin. Në një reagim në plaformën X , Presidenti Begaj I ka uruar princeshës shërim të shpejtë dhe të plotë. “Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate—shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon,” shkroi ai.