Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me Covid 19, lejoi vizitën e një misioni të OBSH-së. Drejtuesja e këtij të fundit, Catherine Smallëood, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet e shtetit të largët me regjim diktatorial në aspektet e gatishmërisë ndërsa do të shohë nga afër situatën atje. Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë. OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision ketu për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet se nuk ka raste me koronavirus.