Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh, ka habitur ushtarët gjatë një inspektimi në një bazë ushtarake, duke treguar forcën e tij fizike. 58-vjeçari, i veshur me kostum dhe kravatë, u shtri në stolin e palestrës dhe ngriti një shtangë me peshë 100 kilogramë. Ai realizoi 20 përsëritje radhazi, ndërsa ushtarët dhe oficerët përreth e ndoqën të surprizuar dhe filmuan momentin me telefonat e tyre. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale. Megjithatë, performanca e presidentit nuk ishte krejt e papritur, pasi ai është marrë me boks dhe peshëngritje që në rini.