Top News – Presidenti rus/ Uron Biden pas konfirmimit
15/12/2020 12:15

Presidenti rus, Vladimir Putin uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, pas konfirmimit të rezultatit nga kolegji zgjedhor, duke thënë se shpreson që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të hedhin pas krahësh dallimet e tyre për të promovuar sigurinë globale, transmeton agjencia e lajmeve. Sipas një komunikate të Kremlinit, Putin i ka uruar sukses Bidenit dhe ka thënë se “sa më përket mua, unë jam gati të bashkëpunoj dhe kontaktoj me ju”. Presidenti rus është një ndër liderët e fundit të shteteve të mëdha në botë që nuk ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së deri më tani. Zyrtarët në Moskë, duke përfshirë shefin shtetëror për zgjedhje, kanë kritikuar më herët procesin zgjedhor në SHBA, duke e përshkruar si arkaik dhe si jopërfaqësues të vullnetit të popullit. Në telegramin e urimit për Bidenin, Putin ka thënë se vendet e tyre “kanë përgjegjësi për siguri globale dhe stabilitet”. Biden pritet të ketë qasje më të ashpër kundër Rusisë, sesa presidenti amerikan, Donald Trump, të cilin e ka kritikuar gjatë fushatës zgjedhore për “afrim me shumë autokratë në botë, duke nisur nga Vladimir Putin”. Rusia është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, në të mirë të fitores së Trumpit, me shpresën se ai do të kishte qasje më të butë ndaj Moskës.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20