Pas shpalljes së dekretit për caktimin e zgjedhjeve më 6 mars për 6 bashkitë e mbetura pa kryetarë, presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Shkodrës, bastionit të demokratëve, qytetit që do të përfshihet nga ethet zgjedhore. Kreu i shtetit në një prononcim për mediat tha se këto zgjedhje duhet të jenë model në respektimin e votës së lirë.