Top News – Presidenca gjermane/ BE, mbyllet pa shumë lavdi
10/12/2020 19:12

Presidenca gjermane e BE në këtë gjashtëmujor nuk ishte ashtu sic e kishin menduar gjermanët. Këtë e theksoi edhe kancelarja Merkel, para fillimit të samitit të së enjtes. "Shumë gjëra nuk u zbatuan, dhe kjo është për të ardhur keq", tha Merkel në Bundestag një ditë më parë. Samiti i fundit i BE do duhej të ishte kurorëzimi madhështor i presidencës së dytë të BE të drejtuar nga Merkeli që ndodhet para fundit të karrierës së saj politike. Por pandemia e koronavirusit, britanikët, kriza që shkaktuan Hungaria dhe Polonia e ndryshuan situatën. Këto dy vende të fundit, luajtën poker deri në minutën e fundit. Për të penguar verifikimin e ligjshmërisë para dhënies së mjeteve fianciare nga buxheti i BE, ato vunë veton për të gjithë buxhetin 7 vjeçar të BE që ka një vëllim afër 1,1 miliardë euro. Një tjetër konflikt është ai me turqinë, që duket se nuk po gjen zgjidhje. Merkel u shpreh e zhgënjyer, që Erdogan në këto tre muaj të fundit nuk ka qenë i gatshëm të fliste me Greqinë dhe Qipron për konfliktin e rezervave të gazit në Mesdhe. Presidenca gjermane propozon tashmë, që të vendosen sanksione kundër disa qytetarëve turq dhe sipërmarrjeve, që marrin pjesë në shfrytëzimin e gazit në Mesdhe. Në tryezën e pjesëmarrësve në samitin e BE të enjten dhe të premten qëndron propozimi për objektivat e klimës të vitit 2030 ku vështirë të arrihet pajtim mes vendeve. Brexiti në anën tjetër, vazhdon të mbetet një problematikë, me përpjekjet e minutës së fundit për të arritur një marrëveshje që me gjasë do të dështojnë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20