Top News – Presidenca e Kosovës akuzon/ ’Kisha serbe nuk heq dorë nga veprimet luftënxitëse’
07/09/2021 19:06

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviçit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve ‘90”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim për ngjarjet e fundjavës në Mal të Zi. Të dielën, në qytetin e Cetinës është shuguruar kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ngjarja ka shkaktuar incidente dhe tensione të larta midis malazezëve dhe serbëve të këtij vendi. Cetina është qendra kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Gjatë ceremonisë së shugurimit të Joanikijes janë dëgjuar edhe këngë nacionaliste për Kosovën. Në një reagim dërguar Radios Evropa e Lirë, Kupina tha se “këndimi i këngëve me motive nacional-shoviniste, me thirrje të hapur kundrejt Kosovës, është një praktikë e hershme, por që ka marrë fund më 1999”. “Është paradoksale që në shekullin XXI, Kisha Ortodokse Serbe ende propagon ide serbomëdha të politikës së vjetër të Beogradit”. “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht që e ka ushtrinë e vet dhe institucionet e tjera të sigurisë”, tha mes tjerash Kupina. Ndaj ngjarjeve në Mal të Zi ka reaguar edhe komuniteti ndërkombëtar, duke bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Vrasja në Suharekë/ Autori qëlloi viktimën në prani të gruas e vajzës së mitur
18/11 19:30
Top Channel/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi, takon familjen nën masa sigurie
18/11 15:26
Top Channel/ Kosova rikthen lobimin në SHBA, ekspertët: Nuk mjafton vetem diplomacia tradicionale!
18/11 14:53
Top News – Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë. Takimi emocionues me familjen, shoqërohet nga EULEX-i
18/11 13:55
Top Channel/ Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, Haga i lejon vizitën, forca policore në banesë
18/11 12:14
Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40
Top News-Dënimi me 17 muaj burg ndaj Thaçit/ Veteranët në protestë para zyrave të Bashkimit Europian
17/11 17:22
Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37
Top Channel/ Kosova ndalon energjinë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera
16/11 19:53
Top Channel/ U kap me kokainë në kufi, dyshohet se gëlltiti drogën, vdes pasi e ndaloi policia
16/11 15:23
Top News- Vdes 26-vjeçarja në Kosovë/ Po merrej në pyetje nga policia, shfaqi probleme
16/11 14:49
Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53