Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit me gjobë personave që ndërtonin pa leje në territorin e bashkisë Kamzë. Të arrestuarti janë Dritan Nikolli, 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Ermal Baci 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Kamëz.