Rusia ka ngritur të enjen alarmin se SHBA mund të vendosë raketa në Europë, duke shkelur kështu traktatin bërthamor që I dha fund krizës së raketa në Kubë. Akuzat vijnë ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës e SHBA-së, vijojnë të jetën të larta, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën se nuk pranojnë dialogun dhe janë gati për të ndërhyrë ushtarakisht. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, u shpreh se “stabiliteti strategjik” po shembet me shpejtësi, ndërsa ngriti shqetësimin se raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të vendosen së shpejti në Europë.