Top News – Pompeo: Sistemi raketor rus në Turqi rrezikon sigurinë amerikane
18/12/2020 12:31

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes. Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë. Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit. Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak yë blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia. Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes. Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20