Shërbimet polake të sigurisë zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm të dielën pasi morën informacion në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të mbrojtjes Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Natyra e saktë e kërcënimit dhe origjina e tij nuk ishin menjëherë të qarta."Pas informacionit të marrë nga Policia polake në lidhje me një sulm të mundshëm është urdhëruar që të merren masa për këtë cështje", shkroi zëdhënësja Karolina Galecka. "Një takim është mbajtur në Qendrën Kundër Terrorizmit të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme", shtoi ajo.