Top News/ Polonia kërkon armë bërthamore / Presidenti: Jemi gati t’i presim në territorin tonë
22/04/2024 13:50

Polonia është gati të presë armë bërthamore në territorin e saj, me qëllim që të ndahet ky mekanizëm mbrojtës me aleatët e NATO-s. Kështu është shprehur presidenti polak, Andrzej Duda, në një intervistë me të përditshmen Fakt. “Rusia po militarizon gjithnjë e më shumë rajonin e kaliningradit – theksoi Duda. “Ajo ka transferuar kohët e fundit armët e saj bërthamore në Bjellorusi. Nëse aleatët tanë vendosin të dërgojnë armë bërthamore në kuadër të ndarjes së këtij mekanizmi për të forcuar sigurinë e krahut lindor të natos, në territorin tonë, ne jemi gati. “Ne jemi një vend anëtar i aleancës së atlantikut verior ndaj kemi edhe detyrime në këtë aspekt; ne thjeshtë implementojmë një politikë të përbashkët”, shpjegoi presidenti polak. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në shkurt 2022, presidenti rus vladimir putin nuk i ka kursyer kërcënimet bërthamore ndaj perëndimit, përfshirë këtu vendosjen e armëve bërthamore në bjellorusi, vend ky që kufizohet me anëtarët e natos, poloninë, lituaninë dhe letoninë. Duda tha ndërkohë se ndarja bërthamore ka qenë subjekt bisedimesh mes polonisë dhe shba-së, prej disa kohësh. “Unë kam folur për këtë disa herë. Duhet të pranoj se kur jemi pyetur, unë kam deklaruar gatishmërinë tonë”, tha ai. Zëdhënësi i Kremlinit, dmitry Peskov, reagoi të hënën duke thënë se rusia do të merrte të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e saj. Duda ndërkohë, nxorri në pah në intervistë, edhe marrëdhënien e mirë të tij me ish presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës dhe kandidatin aktual republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, me të cilin ai pati një takim privat, javën e kaluar.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43