Top News – Po fiton Pensilvaninë/ Biden shumë pranë presidencës
06/11/2020 18:35

Edhe deri një ditë më parë në shtetin kyc të Pensilvanisë kryesonte Donald Trump, sfidanti I tij demokrat duket se ka arritur ta përmbysë rezulatin. Pas numërimit të 98% të votave atje, Biden duket se është në krye. Dhe ndërsa demorkati numëron deri tani 253 vota elektorale, po siguroi edhe 20 votat e Pensilvanisë, ai arrin praghun e 270 votave të Kolegjit elektoral që nevojitet për të marrë presidencën amerikane. Kryetarja e Dhomës se pafaqëesueve, Nancy Pelosi deklaroi nga Capitol Hill se tashmë është e qartë që Joe Biden dhe zëvendesja e tij Kamala Harris e kanë të hapur rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë. Kur u pyet për faktin që demokratët nuk e moren dot edhe senatin, Pelosi u shpreh: Nuk fituam cdo betejë, por ama fituam luftën. Në Pensilvani, kandidati demokrat Joe Biden wshtw 9.027 pwrpara Trumpit. Në shtetin e Arizonës, epërsia e tij është 43,569 me vota, sipas Edison Research. Avokati i ekipit elektoral të presidentit Trump, u shpreh përmes një postimi në Twitter se "parashikimi fals i fitores së Joe Biden-it, bazohet në rezultatet e katër shteteve ku shifrat janë larg së qëni përfundimtare". "Në Xhorxhia", thotë ai, "do të ketë rinumërim", duke shprehur besimin se do të gjenden pasaktësi që do t'ia japin fitoren Presidentit Trump. Në Nevada, shton më tej avokati i ekipit elektoral, "ka dyshime se mijëra vota me postë janë të paligjshme". Presidenti, përfundon avokati Matt Morgan, do të fitojë në Arizona, përkundër parashikimeve të gabuara të rrjetit Fox News dhe agjencisë së lajmeve Associated Press, që ia kanë dhënë këtë shtet Bidenit. Trump publikoi me heret disa komente në Twitter, ku përsëriti ankesa që kishte bërë para një dite nga Shtëpia e Bardhë. "Unë e FITOJ lehtësisht presidencën e Shteteve të Bashkuara me VOTAT E LIGJSHME TË HEDHURA,” tha ai. Twitter i vuri një etiketë postimit si “ndoshta i pasaktë”, siç ka vepruar edhe me postime të tjera të shumta të Presidentit Trump që nga dita e zgjedhjeve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20