Top News – Po bien kambanat e recesionit / Bota me frymën pezull, javë me trazira tarifore
11/04/2025 12:14

Një javë e trazuar për shkak të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tregoi pak shenja lehtësimi të premten, me tregjet financiare përsëri të tendosura dhe liderët e huaj që stërmundohen për të gjetur një përgjigje ndaj shpërbërjes së rendit të tregtisë botërore. Një relaksim i shkurtër për bursat e këmbimit u pa pasi Trump vendosi të pezullonte detyrimet për dhjetëra vende për 90 ditë, por gëzimi i shua shpejt, pasi vëmendja u kthye tek lufta e tij tregtare në përshkallëzim me Kinën që ka nxitur frikën e recesionit global. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, u përpoq të qetësonte skeptikët duke thënë në një takim të kabinetit të enjten se më shumë se 75 vende donin të fillonin negociatat tregtare. Vetë Trump shprehu shpresën për një marrëveshje me Kinën, ekonominë nr.2 në botë. Por pasiguria mbetet e madhe. Indeksi S&P 500 shënoi një rënie prej 3.5% më mbylljen e bursave dhe tani është rreth 15% me poshtë nga kulmi i tij i të gjitha kohërave, që u arrit në shkurt. Indekset aziatike kryesisht ndoqën Ëall Street-in me një rënie më modeste të premten, me Nikkein e japonisë që shënoi 4% më pak, megjithëse tregjet në Tajvan dhe Hong Kong u kthyen në trendin pozitiv dhe stoqet evropiane u hapën pak më të forta. Një shitje e obligacioneve qeveritare - që tërhoqi vëmendjen e Trumpit përpara pauzës së të mërkurës - arriti ritmin të premten me kostot e huamarrjes afatgjatë të SHBA-së, të vendosura për rritjen e tyre më të madhe javore që nga viti 1982. Ari, një strehë e sigurt për investitorët në kohë krize, arriti ndërkohë një rekord të lartë. E ndërkaq ekspertët parashikojnë se rreziku i recesionit është shumë më i lartë tani sesa disa javë më parë.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01