Këshillimi Kombëtar është drejt afateve të fundit të tij, teksa deri më tani i janë përgjigjur pyetësorit më shumë se 360 mijë qytetarë. Një ndër pyetjet më të rëndësishme por edhe më të debatueshme është ajo e legalizimi i kultivimit të kanabisit për arsye shëndetësore dhe i kontrolluar nga strukturat shtetërore. Lidhur me këtë temë, qytetarët shfaqen të ndarë në qëndrime. Teksa një pjesë e konsiderueshme shprehen pro, kanë edhe kushte.