Top Channel/ Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në…
06/12/2025 15:16

Komisioni Evropian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë për vitin 2025, duke vlerësuar se vendi po ecën me hapa pozitive, por kjo nuk vlen për sektorin e sigurisë ushqimore. Pasi në raport citohet se Shqipëria nuk bërë mjaftueshme progres në kapitullin 12. Siguria Ushqimore, është një kapituj më të vështirë dhe problematikë për tu përshtatur sipas kërkesave të BE, ku mungesë të theksuar ka regjistri i kafshëve, dhe monitorimi i sëmundjeve që vënë në rrezik shëndetin e gjësë së gjallë dhe të njeriut. “Verifikimi dhe regjistrimi i numrit të kafshëve në nivel kombëtar vazhdoi, ka ende punë të mëdha për të përmirësuar regjistrin e kafshëve me informacion shtesë për kafshët e tjera, siç është parashikuar në akuzën e BE-së”, thuhet në raport. Në progres raport thuhet se Shqipëria vazhdoi zbatimin e programeve për monitorimin e brucelozës dhe tuberkulozës në grumbujt e lopëve, por ka bërë hapa pas për luftën kundër sëmundjes së tërbimit. “Shqipëria nuk e vazhdoi fushatën e vaksinimit kundër rabisë. Duhet të merren masa të nevojshme për të përputhur veprimet duke ndjekur qasjen rajonale për kontrollin dhe eliminimin e rabisë”, thuhet më tej. AKU gjatë muajit nëntor blloki më tepër se 500 ton misër serb , ushqim për kafshët pasi dyshohet se është I kontaminuar me aflaktosinë. Ky aksion I vetëm është i pamjaftueshëm për BE, për këtë arsye kërkohet që vendi ynë të bëjë më tepër analiza dhe të ndërtoje një sistem të ri laboratorësh në pika kufitare. “Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë Duhet të dedikohen burime për kontrollin në kufi, në mënyrë që ato të kryhen sipas standardeve të BE-së.”, thekohet në raportin e KE. Në kapitullin 11, bujqësia dhe zhvillimi rural, trupa europiane është ndaluar edhe tek kërkesa e herë pas hershme që vendi ynë bën për çeljen e programit IPARD, BE thotë se Shqipëria duhet të rrisë kapaciteti dhe mbikëqyrjen për të fituar besimin për zbatimin e programit IPARD III, fonde këto që u ndaluan tre vite më parë, pasi Shqipëria i keqpërdori paratë e qytetarëve europianë, duke i dërguar ato tek njerëzit e botës së krimit, dhe jo tek fermerët.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06