Top Channel/ Në burg për vrasjen e Mëhallës, Gjykata e Elbasanit jep masën për Nevzat Spahon
06/12/2025 15:06

Gjykata e Elbasanit la në burg edhe 29 vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 Nëntorit. Elis Dine ra dakord me prokurorin Gjergji Ceka i cili kërkoi “Arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë. Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit. Më herët gjykata vendosi gjithashtu të lerë në burg Xhino Agon ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Dëshmitë e familjarëve të Mëhallës për marrëdhëniet shumë të mira familjare mes dy ortakëve duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Elis Dine. Në masë sigurie “arrest me burg” gjykata la edhe 52 vjeçarin Kujtim Pisha, baba i dy fëmijëve, roje në objektin, pranë të cilit ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim të krimit. Nga ana tjetër policia vazhdon punën për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim po ashtu të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje. Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 nëntorit ku mbeti i vdekur më vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person u vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip ‘Audi’ në drejtim të Librazhdit.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15