Top News- SPAK çon për gjykim ish-deputetin Arben Ndoka/ Mbyllen hetimet edhe për 26 të tjerë
06/12/2025 14:30

Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka zbritur për gjykim dosjen e dytë të operacionit “Revanshi”. Nga komunikimet e zbardhura në aplikacionin SKY ECC dhe hetimet e tjera janë ngritur akuza për 27 të dyshuar. Ish-deputeti socialist Arben Ndoka ende në kërkim, dyshohet për vrasje me paramendim mbetur në tentativë ndaj shtetasit Aleks Ndreka, sigurim kushtesh për vrasje në dëm të Durim Bamit, armbajtje pa leje e ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve , të gjitha këto vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nipi i tij Samuel Ndoka dhe Arian Tuku akuzohen për të njëjtat vepra penale si pjesë e këtij grupi kriminal, ndëra për disa vepra penale është dërguar për gjykim dhe i zhdukuri e shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e mbetur në tentativë të Durim Bamit dhe Ervin Kodrës dhe sigurimin e kushteve për vrasje në dëm të Leonard Dukës, Elvis Gacës, Altin Gegës dhe Fatmir e Armando Hysenit. Për sigurimin e kushteve për vrasje në dëm të vëllezërve Durim e Valter Bami akuzë është ngritur dhe për Aldo Avdylin, i arrestuar pak kohë më parë nga forcat RENEA. Hetimet zbuluan dhe përfshirjen e punonjësve të policisë në vepra penale si rasti i Klodian Shahinit që dyshohet për sigurimin e kushteve për vrasje në dëm të Preng Gjinit. Ndërsa për kultivim të bimëve narkotike e shpërdorim detyre në kuadër të grupit kriminal akuzohet dhe ish drejtori i policisë në Lezhë Henrigert Mitri dhe ish shefi Altin Morina. Marklen Haka po ashtu i arrestuar akuzohet për 10 vepra penale nga SPAK në disa episode kriminale bashkë më Hektor Xheçukën. Durim Bami dhe Endrit Dokle akuzohen nga SPAKpër sigurim të kushteve e mjeteve materiale për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka, Tori Xheçukën e Erigers Mihasin në kuadër të grupit kriminal. Erlis Duka, Fatmir Hyseni dhe Fatmir Troplini janë emrat e tjerë të njohur të këtyre grupeve kriminale që çohen për gjykim ndonse nuk është arritur të arrestohen deri më tani.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27