Top Channel/ Ndërpritet furnizimi me ujë për banorët e Mirditës, shkak dëmtimi i linjës
06/12/2025 15:07

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në Bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur në orët e para të së premtes duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit. Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi, që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës. Gjatë ditës së sotme, përmes zgjidhjeve teknike alternative, është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë, disa fshatra vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës bëjnë të ditur se punohet për rikthimin normal të furnizimit edhe në këto zona dhe situata po mbahet në monitorim.

Top Channel/ “Një dron me eksploziv do t’i vinte zjarrin Kryeministrisë”, Rama: Zoti e di se…
18/10 10:43
Top Channel/ Në pritje të protestës, punonjësit e bashkisë “asgjësojnë” pllakat e betonit
18/10 10:36
Top Channel/ ‘Sot ata që sulmojnë policinë kërkojnë gjak’, Rama kujton 21 Janarin: U vranë…
18/10 10:35
Top News- Rama: Neutralizuam dronin që do godiste Kryeministrinë, Putin pas protestës
18/10 09:32
Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19