Top News – Plani i Vuçiç për qytetarët/ Kush vaksinohet merr shpërblim!
05/05/2021 21:59

Serbia do t’i paguajë qytetarët e saj që do të vaksinohen kundër koronavirusit, në përpjekje për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit. Presidenti Aleksandar Vuçiç, teksa shpalli planin, tha se rritja ekonomike varet nga vaksinimi i popullsisë. Sipas programit stimulues, Qeveria do të paguajë 3,000 dinarë, ose 30 dollarë për këdo që merr të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të majit. Mesatarisht, serbët fitojnë pak më shumë se 600 dollarë në muaj. Vuçiç tha se qeveria nuk mund t’i diskriminojë njerëzit në bazë të vaksinimit, por ai i përshkroi ata që refuzojnë të marrin vaksinën si “të papërgjegjshëm dhe egoistë”. “Kjo është arsyeja përse kemi menduar t'i shpërblejmë njerëzit që tregojnë përgjegjësi”, tha ai. Vuçiç tha gjithashtu se punonjësit shtetërorë, të cilët nuk janë të vaksinuar dhe sëmuren me koronavirus, nuk do të mund të marrin leje me pagesë. Serbia renditet në mesin e vendeve me vaksinimin më të madh të popullsisë, por si kudo tjetër ritmi i administrimit të dozave ka rënë gjatë javëve të fundit. Sipas shifrave të Qeverisë serbe, 1.3 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht me vaksinat Sinopharm, Pfizer, Sputnik V ose AstraZeneca. Serbia ka një popullsi prej rreth 7 milionë banorësh. Deri më tani në Serbi kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 mbi 695 mijë persona, ku vetëm të mërkurën u konfirmuan si të prekur, 1402 persona, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka ashkuar në 6478 persona.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB