Top News – Pilula e re anti covid / Pfizer jep lejen: Mund ta prodhojnë edhe të tjerët!
16/11/2021 15:49

Kompania farmaceutike Pfizer ka rënë dakort të lejojë firma të tjera të prodhojnë ilaçin e saj eksperimental kundër Covid-19. Kjo do të bënte të mundur që gati gjysma e popullsisë së botës të ketë mundësi të sigurojë ilaçin e ri. Pfizer njoftoi se do t’i japë kompanisë “Medicines Patent Pool” licensën për prodhimin e ilaçit antiviral. Në bazë të marrëveshjes, firma të tjera mund të prodhojnë të njëjtin ilaç për përdorim në 95 vende, që përbëjnë 53% të popullsisë së botës. Marrëveshja përjashton disa vende të mëdha. Sipas ekspertëve, fakti që Pfizer po lejon të tjerë ta prodhojnë ilaçin ende pa marrë miratimin për të, do të ndihmojë në dhënien fund më shpejt të pandemisë. Në bazë të marrëveshjes, Pfizer nuk do të përfitojë nga shitjet në vendet me të ardhura të ulta dhe do të heqë dorë nga fitimet në të gjitha vendet e përfshira në marrëveshje, përsa kohë që Covid-19 të jetë një emergjencë shëndetësore publike. Në fillim të muajit Pfizer tha se ilaçi i ri ul rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjeve me 90% për individët me simptoma të lehta deri të mesme infeksioni. Bazuar në suksesin e ilaçit të ri, ekspertë të pavarur kanë thënë se nuk ka nevojë që provat të vazhdojnë më tej. Pfizer ka në plan të kërkojë autorizim për përdorimin e ilaçit nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sa më shpejt.

Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11