Top News – Pezullohet pa të drejtë page / Senatorja italiane nuk tregoi pasaportën e vaksinës
20/10/2021 11:43

Një politikane italiane është pezulluar pa pagesë për hyrjen në senatin e vendit pa një pasaportë vaksinimi. Laura Granato, një senatore nga një grup i vogël, L'alternativa c'è, nuk do të paguhet për pezullimin e saj 10 ditor. Ajo refuzoi të tregonte pasaportën e saj digjitale të vaksinimit të martën ndërsa merrte pjesë në një takim ku diskutohej për vetë këtë të fundit. Rojat e kishin lejuar senatoren të hynte në godinë pasditen e të martës për një takim të komisionit të cështjeve kushtetuese. Por incidenti u raportua në kryesinë e senatit që vendosi ta sanksiononte atë. Granato nuk do të lejohet të hyjë në ndërtesën e parlamentit italian dhe as të marrë pjesë në punimet e tij. Që nga e premtja, punonjësit në cdo vend pune në itali duhet të paraqisin pasaportën e vaksinimit ose test negativ të kohëve të fundit. Ata që refuzojnë ti binden rregullit të ri, rrezikojnë pezullimin e pagës dhe gjobë. Granato, partia e të cilës është krijuar nga anëtarë disidentë të lëvizjes 5 Yjet, ka kundërshtuar masat e reja, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët. Edhe pse më shumë se 85 për qind e italianëve mbi moshën 12 vjec kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, besohet se rreth 3 milionë punonjës nuk janë të vaksinuar. Vendimi për ta bërë pasaportën e vaksinimit të detyrueshme, po ashtu ka ndezur protesta në itali.

Top Channel/ Dënohet me vdekje ish-ministri kinez, përfitoi miliona dollarë
28/09 22:54
Top News – ‘Vrimë’ e madhe në mbrojtjen nga dronët / Hungaria, ‘Kali rus i Trojës’ në mes të Evropës
28/09 15:35
Top News – Bombardimet ruse zgjatën 12 orë / Zelenski dënon sulmet, 4 viktima e 70 të plagosur
28/09 15:21
Top News – Tanket shtyhen më thellë në Gaza / Të plagosurit të bllokuar mes bombardimeve
28/09 15:20
Top News – Itali, zbulohet megafabrika nën tokë / ‘Habitet’ Guardia di Finanza, 3 mld cigare në vit
28/09 15:18
Top News – Ushtria gjermane të rrëzojë dronët / Berlini drejt vendimit drastik, kërcënim në rritje
28/09 15:10
Top News – Të ngasësh makinën mes reve…Mahnit Kina, hap për trafik urën më të lartë në botë
28/09 15:10
Top News – I kujton Gjermanisë të shkuarën naziste / Ministri rus akuzon: ‘Retorikë militariste’
28/09 14:52
Top News – Trump ‘nis pushtimin’ e Portlandit / Dërgon trupat në qytet, autorizon ‘forcë të plotë’
28/09 13:28
Top News – Kthehen sanksionet ndëshkuese mbi Iranin / Bisedimet bërthamore dështuan, OKB vendos
28/09 13:19
Top News – ‘Aktivitet ushtarak i paplanifikuar’ / Polonia ngre avionët luftarakë, mbyll qiellin
28/09 13:11
Top News – Çdo agresion do marrë përgjigje! / Rusia paralajmëron perëndimin: Mos prekni avionët tanë
28/09 13:10
Top News – Putinit po i mbarojnë paratë…Ekonomia nën presion, rriten taksat, ulen shpenzimet
28/09 12:26
Top News – Kthim në Rusi apo para për në BE / Moldavët votojnë në zgjedhjet vendimtare
28/09 12:26
Top Channel/ Borë në Zvicër e Itali/ Ulja e temperaturave sjell reshjet e para në zonat malore
28/09 12:10
Top Channel/Dyshime për shëndetin e Putinit/ Paraqitja e tij në paradë rikthen spekulimet për kancer
28/09 11:46
Top Channel/ Sulmet ruse, NATO ngre avionët/ Goditje masive mbi Ukrainë
28/09 10:32
Top News- Tragjedi gjatë mitingut në Indi/ Turma përfshihet nga kaosi, dhjetëra viktima
28/09 10:24
Top Channel/ Zelensky akuza Moskës. Lavrov i hedh poshtë: Do i përgjigjemi agresionit
27/09 23:21
Top Channel/ Trump njofton vendimin për mbrojtjen e qendrave të emigrantëve të paligjshëm
27/09 23:13