Top News – Pesë herë më i nxehtë se dielli / Kina ndez reaktorin e saj të shkrirjes bërthamore
05/01/2022 16:43

Këtë javë, Kina ndezi reaktorin e saj të shkrirjes bërthamore. Dielli artificial, është i njohur si EAST dhe pas ndezjes së tij, kina pikasi nivele rekord temperaturash. Sipas medias shtetërore kineze, reaktori EAST cliroi nxehtësi pesë herë më të madhe se ajo e diellit për më shumë se 17 minuta. Kina thotë se qëllimi i reaktorit të shkrirjes bërthamore është që të sigurojë energji të pastër. Shpresohet se reaktori do të mund të imitojë reaksionet natyrore që ndodhin brenda yjeve si dielli. Ideja në fakt ka qarkulluar prej vitesh. Sidoqoftë, krijimi i një dielli artificial që funksionon mirë ka rezultuar i vështirë pavarësisht dekadave kërkime. Kjo përpjekje e fundit, sidoqoftë, mund ta ndihmojë kinën të shembë pengesat që kanë stepur kërkuesit prej vitesh. Nëse Kina do të vazhdojë punën me diellin e saj artificial, arritje të tjera priten në të ardhmen. 17 minuta mund të mos duket një kohë e gjatë, por të kesh një temperaturë prej 70 milionë gradësh celcius për një periudhë kaq të gjatë, është e jashtëzakonshme. Më herët ndërkohë, kërkuesit kanë mundur ta cojnë temperaturën deri në 100 milionë gradë celcius, por për një interval kohe më të shkurtër. Ideja pas reaktorit të shkrirjes bërthamore, nuk është edhe aq e thjeshtë. E gjithë baza e idesë është ndërtuar mbi imitimin e fizikës së diellit të vërtetë. diejt artificialë, e bëjnë këtë përmes shkrirjes së bërthamave atomike në mënyrë që ato të gjenerojnë sasi të mëdha energjie. Kërkuesit më pas përpiqen të gjejnë mënyra që e gjithë ajo energji të kthehet në elektricitet. Procesi është shumë më i komplikuar se kaq, por kjo është baza mbi të cilën shkencëtarët po punojnë për momentin. Duke qenë se diejt artificialë nuk kërkojnë karburante fosile, dhe as nuk lënë pas mbetje të rrezikshme, shkencëtarët thonë se ata nuk sjellin asnjë rrezik për ambjentin. Kina, nuk është sidoqoftë i vetmi vend që po punon për të krijuar diellin artificial. Në këto gjurmë po punon edhe franca e britania e madhe.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11