Top News – Përveç presidentit! Në lojë edhe kontrolli i Kongresit…
04/11/2020 11:51

Përveç votimit për presidentin, në zgjedhjet e së martës në SHBA ishte në lojë edhe kontrolli i Kongresit. Përveç Shtëpisë së Bardhë, republikanët po tentojnë të mbajnë edhe shumicën në senat. Ata kanë humbur një vend në senat në Kolorado, por kanë fituar një tjetër në Alabama. Lideri republikan i senatit Mitch McConnell dhe aleati i Trump-it, Lindsey Graham janë rizgjedhur të dy. Dhoma e përfaqësuesve pritet të qëndrojë ndërkohë në duar demokrate. Një kandidate republikane, e cila ka shprehur pikëpamje raciste dhe ka mbështetur teori konspirative të ekstremit të djathtë ka fituar një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Ajo kandidoi në shtetin e Xhorxhias. Marjorie Taylor Greene, e cila shprehu mbështetje për pretendimin se “tradhtarët e shtetit ” po komplotojnë kundër presidentit, Donald Trump fitoi përkrahje në fushatën e saj nga presidenti, i cili e ka quajtur atë një “yll të ardhshëm republikan”. Ajo fitoi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi në vazhdimësi ka postuar video dhe komente nxitëse. Në postimet e saja, Greene pohonte se “bandat dhe shpërndarja e drogës” po bëhej nga burrat me ngjyrë dhe hispanikët dhe akuzoi miliarderin hebre, George Soros, për bashkëpunim me nazistët. Ajo gjithashtu e quajti zgjedhjen e përfaqësuesve demokratë në Kongres, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar si “pushtim islamik të qeverisë “. Ajo promovoi një teori të QAnon, në vitit 2017, por më vonë u tërhoq, duke thënë se nuk ishte pjesë e fushatës së saj. QAnon është një teori konspiracioni, ithtarët e së cilës mbajnë pikëpamje të ekstremit të djathtë dhe pretendojnë në mënyrë të gabuar se Trump po lufton një elitë globale të satanistëve pedofilë që operojnë një rrjet të trafikut të fëmijëve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20