Qeveria e Perusë ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Meksikën, pasi autoritetet meksikane i kanë dhënë azil politik ish-kryeministres peruane Betsy Chavez, e akuzuar për përfshirje në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2022. Ministri i Jashtëm i Perusë, Hugo de Zela, u shpreh se vendi i tij është “i habitur dhe i zhgënjyer” nga vendimi i Meksikës.