Top News – Përse del testi pozitiv/ …dhe muaj pas kalimit te covidit
20/12/2020 12:08

Tek disa njerëz testet e virusit Corona tregojnë rezultat pozitiv, megjithëse infektimi ka muaj që ka kaluar. Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë. Një shpjegim i mundur për shfaqjen e virusit në testet PCR edhe pasi infektimi me Corona ka kohë që ka kaluar vjen nga studiuesit amerikanë. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, në një studim të fundit grimca të imta të ADN-së së virusit në raste mjaft të rralla mund të zënë vend në ADN-në e njeriut. Si rezultat testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi, raportojnë studiuesit. Rezultatet e studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë. Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit. Studiuesit që nuk shohin kalim të ARN-së në ADN Për mjaft shkencëtarë studimi paraqet shumë interes nga ana shkencore, ata i vlerësojnë proceset e paraqitura si të besueshme, por nuk shohin ndonjë rëndësi të veçantë biologjike të proceseve të paraqitura. Joachim Denner, një studiues në Institutin Robert Koch në Berlin shprehet se „do të jetë megjithatë tërësisht e përjashtuar, që vaksina e ARN-së të transformohet e integrohet në ADN.” Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër Coronës është shprehur herë pas here një shqetësim i tillë. Studiuesit thonë, shkruan dpa, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së. Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën. “Integrimi i ARN-së në ADN nuk është i mundur për shkak të strukturës kimike” ka shkruar edhe Instituti Paul-Ehrlich. Paska shndërrim të ARN-së në ADN? Por puna e studiuesve rreth Rudolf Jaenisch nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit në Cambridge tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm. Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut. Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se qelizat në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore. Kjo mund të ndodhë pas një infektimi për shembull. Përmes këtij aktivizimi ARN-ja e virusit shndërrohet në ADN dhe mund të ndërfutet në substancën gjenetike të njeriut. „Nëse në diskutimin publik aktual do të vazhdojë të thuhet, se ARN-ja virale si ajo e virusit Sars-CoV-2 parimisht nuk kalon në genomin e ADN-së njerëzore, atëherë është vërtet e gabuar. Këtë e tregon studimi aktual”, tha Oliver Weichenrieder nga Instituti Max-Planck për Biologjinë e Zhvillimit në Tübingen. Shndërrimi shenjë e mekanizmit mbrojtës të trupit ARN-ja e transformuar dhe e futur në ADN mundet që më vonë të rikthehet sërish në ARN. Por “një ARN e tillë nuk është më infektuese dhe nuk mund të prodhojë më viruse.” Virologu David Baltomore nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni është shprehur, se për shkak se nuk krijohen më viruse të reja me gjasë “instalimi” i ADN-së së virusit biologjikisht është një udhë njëkalimshe. Nuk dihet, nëse tek njeriu qelizat që e kanë marrë virusin qëndrojnë gjatë apo vdesin. “Ky punim le një sërë pyetjesh të hapura.” Nga pikëpamje evolucionuese „instalimi” i ARN-së së virusit është e mundur të jetë një mekanizëm mbrojtës i trupit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë. Sistemi imunitar mund të reagojë ndaj substancës gjenetike të huaj dhe bëjë gati „armët” e tij mbrojtëse, që janë pastaj të gatshme në një rast infektimi me virus.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11