Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të rikthejnë në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë europianë të Uashingtonit dhe pasigurisë që ngjall një lëvizje e tillë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo foli një ditë më parë për të ashtuquajturin “kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit”.