Top News – Përplasja për vaksinat/ BE publikon kontratën me Astrazeneca-n
29/01/2021 16:30

Komisioni Evropian publikoi kontratën e tij me prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca për vaksinën e tij anti covid, në mesin e një përplasjeje për furnizimet. Lëvizja erdhi pak orë pasi shefja e komisionit, Ursula Von Der Leyen, shtoi presionin mbi kompaninë në lidhje me vendimin e saj për të reduktuar furnizimet për BE. Kontrata e nënshkruar në gusht, përmbante detyrime të qarta – tha ajo duke kërkuar shpjegime. Vaksina pritet të miratohet nga rregullatori i ilaçeve të BE, më vonë gjatë ditës. Kompania britaniko-suedeze, AstraZeneca, po fajëson vonesa në prodhim në dy impiantet e saj. Vaksina e AstraZeneca-s ndërkohë pritet të miratohet nga rregullatori i BE për ilaçet gjatë ditës. Marrëveshja e nënshkruar në gusht kishte si objekt 300 milionë doza për bashkimin evropian, me mundësinë për blerjen edhe të 100 milionë dozave më shumë pas miratimit të rregullatorit. Por, burime nga BE thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që duhej të merrnin deri në mars, një rënie me rreth 75 milionë vaksina më pak. AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë evidentuar në fabrikat e saj në Holandë dhe belgjikë. Astrazeneca prodhon vaksina edhe në fabrikat e saj në Britani dhe nuk ka pasur probleme me kontratat e saj me autoritetet britanike. Drejtuesi i saj, Pascal Soriot, ka thënë se kontrata nënvizonte se kompania do të bënte më të mirën e mundshme për të plotësuar kërkesat e BE dhe se nuk e detyronte kompaninë të respektonte afate specifike. BE është nën presion pas kritikave se ritmi i shpërndarjes së vaksinave në disa vende anëtare është shumë i ngadaltë

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30