Top News – Përplasi mbi njerëzit makinën… / Incidenti në paradë, shoferi akuzohet per vrasje
23/11/2021 12:24

Personi i cili dyshohet se goditi me një makinë të tipit fuoristradë, të cilën e ngiste me shpejtësi, me dhjetëra njerëz në një paradë Krishtlindjesh në Uiskonsin sapo ishte larguar nga një sherr në familje. Ai do të akuzohet për vrasjen me dashje të pesë personave njoftuan të hënën autoritetet. Policia tha gjithashtu se incidenti nuk ishte një akt terrorist. "Kemi informacione se i dyshuari para incidentit, ishte përfshirë në një sherr në familje", tha shefi i policisë së Uaukeshës, Daniel Thompson në një konferencë për shtyp. Si pasojë e futjes së automjetit me shpejtësi mes turmës së njerëzve, dyzet e tetë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të plagosur, ndërsa 5 të tjerë humbën jetën. Hetimet nga autoritetet lokale po mbështeten edhe nga FBI-ja. Shefi i policisë së Uakeshas, Daniel Thompson, e identifikoi personin që ndodhet aktualisht në paraburgim, si Darrell E. Brooks, 39 vjeç. Nga një kërkim në internet në dosjet e gjykatës ekziston një çështje penale e hapur kohët e fundit ndaj një personi të quajtur Darrell Brooks, po 39 vjeç. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai akuzohet për refuzim dhe pengim të punës së një oficeri policie, mosparaqitje në gjykatë e sulm ndaj një personi. Po sipas të dhënave të gjykatës, ai është liruar me kusht, pasi ka paguar një shumë prej 1000 dollarësh. Zyra e Prokurorit të Qarkut Miluaki lëshoi një deklaratë të hënën duke detajuar akuzat kundër Darrell Brooks dhe tha se po kryente një shqyrtim të brendshëm të vendimit që përfshin dhe rekomandimin për lirimin e tij me kusht. Sipas autoriteteve, rekomandimi i prokurorit për lirimin me kusht në këtë rast ishte i ulët dhe i papërshtatshëm në raport me akuzat e ngritura.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11