Një tjeter aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë- Shkodër në afërsi të Dajçit ku 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. 2 drejtuesit janë transportuar për në spital dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Zyhdi Meta, drejtues i njërit prej mjeteve. I dëmtuar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin mjekësor. Si pasojë i aksidentit të rëndë autostrada Shkodër-Lezhë u bllokua për disa minuta.