Top Channel/ Lajm i mirë nga Moldavia! Kryeson partia pro-BE, rusët drejt humbjes
28/09/2025 22:31

Në Moldavi ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet kyç parlamentare, ku qytetarët votuan për të zgjedhur një nga dy rrugët: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimit drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini. Në zgjedhje u përballën partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet (PAS) kundër Bllokut Patriotik, një aleancë proruse. Sipas rezultateve të para, nga numërimi i më shumë se 30 përqind të votave, Partia pro BE ‘Veprim dhe Solidaritet’ (PAS) e presidentes Maia Sandu kryeson me 40 përqind të votave, ndaj pro-rusëve, që deri më tani kanë fituar 31 përqind. Numërimi do të vijojë gjatë gjithë natës, ndërsa vendimtare do të jenë edhe votat e diasporës, të cilat tradicionalisht orientohen drejt Evropës. Në total, kanë votuar mbi 1.59 milionë qytetarë, që përbën 51.9 % të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Mbi 1.32 milion votues, ose 47.41%, kanë votuar në territorin e Moldavisë, ndërsa pjesa tjetër në qendrat e votimit jashtë vendit. Në ditën e zgjedhjeve, në disa qendra të votimit në Moldavi, por edhe jashtë vendit – ku po voton diaspora – ka pasur njoftime të rreme për bomba. Ndërkohë, Policia Kombëtare paralajmëroi se “ka informacion për disa grupe personash që synojnë, duke filluar nga mesnata dhe gjatë gjithë ditës së hënë, të organizojnë trazira dhe destabilizim në kryeqytet, si pjesë e një proteste të paralajmëruar për të hënën.” Moldavia gjendet në kufi me Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. Ky konflikt e ka goditur rëndë ekonominë e Moldavisë, ka shkaktuar ndërprerje në tregti dhe ka rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar rritje të inflacionit.

Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31