Top Channel/ E pazakontë në TKOB, rrëzohet sopranoja Eva Golemi, tenori meksikan e la në baltë
28/09/2025 20:18

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, kur sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngjarja ndodhi në skenën finale të operas kur Eva Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë. Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operas dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. E kontaktuar nga Top Channel, Golemi u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht. “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Jam ende e tronditur. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan. Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.

Top Channel/ Mbytja e 7-vjeçares, Task-Forca kërkon njoftim paraprak për hapjen e portave të digave
31/08 14:46
Top Channel/ Tragjedia në Drinin e Zi, Prefekti i Dibrës: 3 raste rrezikimi jete në vetëm 2 muaj
31/08 14:38
Top News- Makina e pastorit “fluturon” nga rruga në Berat, ndërhyjnë zjarrfikësit për ta nxjerrë
31/08 14:20
Top News- Viti i ri arsimor / Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë
31/08 13:51
Top News- Ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë, Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje
31/08 13:50
Top Channel/ Xhaxhai i kamerierit që u dhunua u la në burg, avokati: Ja akuzat ndaj tij
31/08 13:38
Top Channel/ Klosi nuk pranon bashkimin me Burrelin, Këshilli Bashkiak voton kundër ‘Territoriales’
31/08 13:37
Top Channel/ Beteja me flakët, raportohen 31 vatra, Dajti dhe Dibra zonat më problematike
31/08 13:36
Top News- Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin më 2 korrik, kur opozita bojkotoi parlamentin
31/08 13:34
Top News – Shkrumbohet magazina me ushqime në Maliq, zjarrfikësit në luftë me flakët
31/08 13:25
Top News – Arrestohen hajdutët serial/ Kryen një mori vjedhjesh në Peqin e Elbasan
31/08 13:21
Top News – Humb jetën 37-vjeçarja shtatzënë/ Ndërroi jetë në ambulancë rrugës për Tiranë
31/08 13:17
Top Channel/ Përfshihet nga flakët magazina me ushqime në Maliq, zjarrfikësit në vendngjarje
31/08 13:02
Top Channel/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën Fier-Peshtan, plagoset një 60-vjeçare
31/08 12:54
Top Channel/ I arrestuar 2 ditë më parë për vjedhje, vdes nga arresti kardiak 32-vjeçari në Vlorë
31/08 12:22
Top Channel/ Gjyqi për rrahjen e kamerierit/Pronarët e një hoteli dhunuan të riun sepse kërkoi pagë
31/08 12:20
Top Channel/ U gjet i dekompozuar në Seman, analiza e ADN-së pritet të zbulojë emrin e viktimës
31/08 12:18
Top Channel/ Tetë persona shpëtohen në det! Skafi po fundosej pas defektit në motor
31/08 12:17
Top News – Skafi rrezikoi të fundosej në Spille/ Policia shpëton familjen me tetë anëtarë
31/08 12:12
Top News – Kampionë në ‘llaç e tulla’. Shqipëria ndërton 2.5 herë më shumë se BE-ja
31/08 12:11