Top News – Përmbytje masive në ishullin Evia/ Stuhia shkakton dëme të shumta në zonën bregdetare
10/10/2021 20:28

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme në Greqi. Një nga zonat më të goditura prej stuhisë është ishilli Evias, që vetëm dy muaj më parë u përballë më situatën dramatike tëzjarreve masive që shkrumbuan me dhjetëra hektarë pyje. Sipas raportimeve që vijnë nga mediat e vendit fqinjë, stuhia e quajtur “Athina” ka shkaktuar dëme të shumta materiale, duke rrëzuar çatitë e shtëpive. Po ashtu dëmtime serioze kanë pësuar edhe disa akse rrugore pranë disa fshatrave bregdetare, pohuan zyrtarë lokalë për mediat shtetërore . “Dhjetëra shtëpi janë përmbytur; përrenjtë dolën nga shtrati edhe pse shiu zgjati vetëm disa, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta. Kjo është shenjë se ky dimër ka për të qenë shumë i ashpër”, u shpreh Jorgos Tsapourniotis, kryetar I Bashkisë në Matundi. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se si pasojë e stuhisë nuk ka pasur njerëz të lënduar apo të bllokuar në banesa. Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për më shumë se 200 shtëpi të përmbytura. Ishulli Evias u gjunjëzua javë më parë për shkak të zjarreve të shumta që përfshinë sipërfaqe me pyje, duke dëmtuar seriozisht edhe sezonin turistik që ishte në kulmin e vet. Me qindra turistë të ndodhur nën kërcënimin e flakëve, braktisën hotelet në ishull si dhe anuluan prentimet.

Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52